“Lum ne për mendtë e kresë”, Kelmendi habitet me durimin e kosovarëve për të mos u revoltuar

Gazetari Adriatik Kelmendi ka numëruar krizat nëpër të cilat po kalojnë qytetarët e Kosovës, shkruan Insajderi.

Sipas Kelmendit, kosovarët janë më të fortë se guri përderisa po u bëjnë ballë varfërisë, izolimit, reduktimeve dhe pagave të ulët pa u revoltuar.

Postimi i plotë:

Kosovarët janë qytetarët më të varfër të Evropës.

Kosovarët janë qytetarët më të izoluar të Evropës.

Kosovarët të varfër dhe të izoluar po i përjetojnë reduktimet më të mëdha të rrymës.

Kosovarët e varfër dhe të izoluar po përjetojnë mosdhënie pagash për shkak të ngritjes së zërit.

Fëmijët e kosovarëve të varfër, të izoluar dhe në terr nuk do t’ia fillojnë mësimit me 1 shtator si fëmijët e shteteve të tjera të Evropës.

Lum ne për vete!

Lum ne për mendtë e kresë!

Lum ne për durimin!

Më të fortë se guri!

ngjashme