Luizi i izoluar flet me Kiarën: Haj zot i madh, je metë vet!

Në ‘Prime’-in e mbrëmshëm ndodhën dinamika të shumta, debate dhe ngjarje interesante në Big Brother.

Mbrëmë gjithashtu u morë një vendim që Luizi dhe Efi pasi fituan garën “The Voice of Big Brother” të izolohen bashkë në një dhomë të veçantë, larg nga pjesa tjetër e banorëve.

Ata janë të obliguar që të kujdesën për një fëmijë (kukull) ndërsa në rast kontakti me ndonjërin prej banorëve do të penalizohen duke zbritur 2000 euro nga çmimi i madh.

Ky vendim do të zgjasë tre ditë, deri të martën, por ishte Kiara ajo që nuk ka duruar distancën me Luizin, ajo më vonë gjatë natës së mbrëmshme ka shkruar te dera për të biseduar me të.

Luizi dhe Kiara diskutuan për pak minuta me njëri-tjetrin përpara se moderatorja të ftohej në “Dhomën e rrëfimit”.

Luiz: Çka je tu bo?

Kiara: Hiç po rri, vetëm.

Luizi: Ma hap derën një sekond se dua të them diçka. Pash zotin hape një sekond derën. Haj zot i madh je metë vetëm.

VIDEO:

ngjashme