[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Luftë në Ballkan? Ja raporti i forcave mes Serbinë dhe Shqipërisë



Ditët e fundit nuk kanë munguar deklarata lufte nga Beogradi pas tensioneve me trenin e nisur drejt Mitrovicës.

Teorikisht çdo konflikt ushtarak në rajon do të implikonte më shumë se dy palë dhe gjasat për rivendosur ekuilibra përmes forcës duket zgjidhja e fundit dhe më shumë një lojë deklaratash sesa një perspektivë politike.

Gjithsesi Serbia dhe Shqipëria janë dy fuqi ushtarake me specifikat e tyre që lidhen si me orientimin strategjik të dy vendeve ashtu edhe me pozitën gjeografike.

Kështu nëse Shqipëria shpenzon rreth 110 milionë dollarë në vit për mbrojtjen, Serbia shpenzon 8 herë më shumë ose 830 mln dollarë.

Në planin e Mbrojtjes Shqipëria është pjesë e Aleancës së NATO-s, ndërsa Serbia jo, por ka përkrahjen e Rusisë.