[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Luftë e përgjakshme e ariut me ujqërit për drerin (Foto)



Ky është momenti kur një ari vendosi të luftojë kundër një tufë ujqërish për një dre që ata e vranë.

Fotografitë e momentit spektakolar u bënë në SHBA, që shfaqin ujqërit duke u kënaqur me prenë e tyre derisa pengohen nga ariu i madh.

Për ta mbrojtur darkën e tyre, ujqërit tentojnë t’i kundërvihen ariut por nuk ia dalin, transmeton Gazeta Express.

Një fotografi nga afër shfaq një ujk me dhëmbë të përgjakur, përderisa lufta në borë vazhdon. Fotografitë u bënë nga Littlejohns, një 75 vjeçar i cili ishte për një vizitë në Malet Shkëmbore në Montana, SHBA.