Lufta po përjeton një skenar pasigurie në ditët e fundit. Ukraina ka kundërsulmuar me sukses ditët e fundit në jug dhe lindje të vendit, Rusia ka mbajtur referendume në rajonet e Donbasit dhe në të njëjtën kohë Vladimir Putin ka shpallë një mobilizim të pjesshëm ushtarak dhe tashmë po rekruton rezervistë për të luftuar në front.
Vuçiq: Kosova ka shënjestruar këto 6 shtete, po ndihmohet nga fuqitë e mëdha
Konflikti mund të përshkallëzohet në çdo kohë, në mos ka shkuar në një pikë të pakthyeshme tashmë. Kështu mendon shkrimtarja e njohur ruse Liudmila Ulitskaya, e cila pohon se “Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar”.
Ulitskaya tregoi se parandjen “katastrofën bërthamore” dhe e sheh Putinin si “të aftë për të shtypur butonin”. Por, ajo shpreson që njerëzit përreth Putinit ta bindin atë që të mos e bëjë këtë gjë.
Shkrimtarja e ka të qartë të vetmen rrugëdalje nga lufta: negociatat.
“Duhet folur sepse herët a vonë të gjitha luftërat kanë përfunduar. Të bësh paqe do të thotë të negociosh dhe të negociosh do të thotë të flasësh”, u shpreh Liudmila Ulitskaya.