[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Luan Rama: S’kishim zgjidhje! O të shkarkohej Manjani, o kryeministri!



“Nuk kishte asnjë rrugë tjetër, ose të shkarkohej ministri, ose kryeministri!”.

Ishte kjo deklarata që bëri Luan Rama, i cili merr postin e kreut të grupit të LSI-së pas shkarkimit të Ylli Manjanit nga ministria e Drejtësisë dhe emërimit të Petrit Vasilit si ministër.

Ai tha se marrëdhëniet e kryeministrit me ministrin e Drejtësisë kanë qenë problematike, dhe se LSI pranoi zgjidhjen e kreut të qeverisë Rama, për të normalizuar kështu bashkëpunimin brenda koalicionit.

Duke zbutur tonet e përplasjes mes PS-së dhe LSI-së, Luan Rama theksoi: “Pranuam shkarkimin e Ministrit për të normalizuar bashkëpunimin”.

Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Luan Rama tha se LSI “do të vazhdojë të kontribuojë me përkushtim për të normalizuar edhe raporte të kësaj natyre dhe për të bërë funksionale në të mirë të qytetarëve qeverisjen e vendit”.

I pyetur për akuzat e forta ndaj qeverisë që bëri Manjani pas vendimit të shkarkimit me urdhër të kryeministrit Rama, kreu i grupit të LSI-së ta se “kritika është një forcë zhvillimi”.

“E rëndësishmja është që qeverisja të shkojë më tej dhe të gjejmë të përbashkëtat për mirëqeverisje”, përfundoi ai.