Ish-boksieri shqiptar, Luan Krasniqi i është bashkuar debatit në lidhje me meçin e shumëpritur të peshave të rënda mes Tyson Fury dhe Dontay Wilder.
Britaniku Fury dhe amerikani Wilder do të ndeshen përsëri mes vete në meçin e tretë në pak kohë.Njëra përballje përfundoi me barazim dhe tjetra me fitoren e Furyt, ndërsa meçi i tretë pritet me entuziazëm të madh.Shumë njohës të boksit dhe tifozë janë ndarë në dysh në lidhje me fituesin e kësaj super-përballje të peshave të renda në WBC.
I fundit që i është bashkuar debatit është ish-boksieri shqiptar, Luan Krasniqi, i cili favorit e sheh britanikun Fury.
Ish-boksieri i njohur shqiptar, Luan Krasniqi
“Fury është i favorit për mua, ai është më i kompletuar nga të gjithë boksierët e peshave të rënda”.
“Pyetja është: A është ai i përgatitur fizikisht dhe mendërisht, ashtu siç kërkon një luftë e tillë? Nëse është kështu ai do të fitojë”, ka thënë Luan Krasniqi.
Ky meç është paraparë të zhvillohet më 9 tetor në T-Mobile Arena në Las Vegas (me fillim rreth orës 3:00 të mëngjesit të ditës pasuese me kohën tonë lokale). /Botapress.info/