[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lorita Ajeti: Amerika, shpresa e shqiptarëve  



Sërish, shpresat e qytetarëve të Kosovës janë rikthyer kah Ëashingtoni. Koha nuk duhet humbur as në aspektin strategjik dhe as në aspektin pragmatik. Kosova nuk duhet të ketë asnjë dilemë të vetme se ku duhet mbështetur 
 
 
Mbështetja vendimtare për Kosovën vjen nga Amerika. Edhe dje, edhe sot. Në të vërtetë, gjithnjë pritet të jetë momenti vendimtar ai në të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës qartësojnë qëndrimin për Kosovën. Bile, edhe për shqiptarët në përgjithësi.  
Kështu edhe duket qartë qëndrimi i fuqishëm i administratës së re amerikane. Fjalitë e para nga kjo administratë në raport me Kosovën dolën të jenë saktësisht ato për të cilat qytetarët e Kosovës kanë dëshiruar të jetë.  
“Kosova duhet të krijojë ushtrinë e vet…Serbia duhet ta njeh shtetin e Kosovës”, ka thënë zyrtari më i lartë i mbrojtjes, Ministri i Mbrojtjes Mattis në administratën e presidentit Trump.  Dy fjali kryesore për të cilat mediat dhe opinioni në Serbi reagoi me dhimbje dhe dëshprim. 
Ndërsa, këto dy fjali nxitën edhe njëherë shpresën e kosovarëve se shteti i Kosovës do të jetë i përhershëm dhe i fuqishëm falë mbështetjes direkte të paluhatshme nga SHBA-ja.  Dhe, e vërteta e krejt kësaj storie të mbështjellur në këto dy fjali kryesore, është se Kosova nuk 
do të ekzistonte e këtillë, e pavarur dhe sovrane, pa përkrahjen amerikane. Për më shumë, Kosova për të siguruar zhvillimin e vet, duhet të mbështetet plotësisht tek qeveria dhe populli amerikan.  
Shqiptarët në përgjithësi dhe shqiptarët e Kosovës në veçanti janë populli me ndjenjat më pozitive në botë për Amerikën dhe popullin amerikan. Kështu edhe duhet të vazhdojnë të jenë. Njëkohësisht, Kosova duhet të dëshmojë këtë dashuri për Amerikën në shumë çështje praktike 
dhe programore, në mënyrë që të materializohet deri në temat më të vogla marrëdhënia speciale që ka Kosova me SHBA-të.  
Kosova nuk duhet të mbështetet tek Amerika vetëm për çështje praktike dhe programore, në mënyrë që të materializohet deri në temat më të vogla marrëdhënia speciale që ka Kosova me SHBA-të.  
Kosova nuk duhet të mbështetet tek Amerika vetëm për çështjen e ushtrisë. Kjo nuk ka asnjë dilemë se realizohet vetëm me mbështetjen amerikane.  Por, Kosova dhe institucionet e saj duhet të orientojnë politikat e përgjithshme dhe ato specifike kah bashkërendimi me qeverinë amerikane. Sistemi arsimor, zhvillimi ekonomik, resurset natyrore, lëvizja e njerëzve dhe mallrave, shkëmbimi kulturor e shumë tema të tjera ka mundësi të vendosen në kuptimin e plotë të asaj që njihet si ‘marrëdhënie speciale me SHBA-në’. 
Për më tepër, siguria dhe diplomacia kosovare nuk kanë asnjë kuptim të vetëm pa bashkërendimin me partnerin e madh. Pa bashkërendimin me administratën amerikane Jo vetëm për shkak të së kaluarës, por mbi të gjitha për shkak të së ardhmes sonë.  
Në rajonin ballkanik, Kosova është i vetmi vend për të cilin Amerika ka investuar kaq shumë. Ndërsa, në hapat e parë të shtetit, Kosova edhe më tutje nuk ka arritur të qartësojë deri në detaje marrëdhënien me SHBA-në.  
Koha nuk duhet humbur as në aspektin strategjik dhe as në aspektin pragmatik. Kosova nuk duhet të ketë asnjë dilemë të vetme se ku duhet mbështetur. Kënd duhet pasur model për sjelljen e saj në raportet rajonale dhe më gjerë.  
Amerika, sërish dhe sërish, mbetet zgjidhja jonë e palëkundshme.