[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lojtari i kombëtares shqiptare që e detyroi Messin të ndryshonte krahun zbulon detajin special



Renato Arapi ka postuar sot një foto vërtetë të veçantë, pikërisht dyluftimi mes tij dhe Lionel Mesit, çast nga miqësorja e disa viteve më parë mes Argjentinës dhe Kombëtares së Shqipërisë.

Ish-mbrojtësi kuqezi që luan me Bolusporin në Turqi është treguar me të drejtë nostalgjik për atë sfidë, ndërsa Bledi Shkëmbi nuk ka mbetur pa e ngacmuar ish-shokun e tij të skuadrës te Skënderbeu. “Qyqa mi barie, kjo është ndeshja që ndërroi krahun ky”, i komenton me humor Shkëmbi, Renato Arapit.

Por, edhe Enkel Alikaj, një tjetër futbollist i njohur i Superligës, ish-kampion edhe me Skënderbeun ka mbajtur të njëjtën linjë si ish-kapiteni i korçarëve duke “ngacmuar” Arapin me humor, përmes një komenti që ka shkaktuar ilaritet mes tre futbollistëve, miq të mirë mes tyre. ”Këtu mori për poshtë ky Mesi, bravo”, i shkruan Alika, Arapit.