[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lojëra Popullore shqiptare në Belgjikë



 

 

Për herë të parë do të organizohen Lojërat Popullore, ku do të ketë këngë dhe valle folklorike, sfilat me kostume kombëtare, do të improvizohet se si bëhet një dasmë shqiptare, si dhe shumë befasi të tjera shkruan albinfo.ch

Në Belgjikë për herë të parë do të organizohen Lojërat Popullore Shqiptare, shkruan albinfo.ch.

 

“Për herë të parë në Belgjikë, por dhe në Evropë, Shoqata Iliria në Tongeren në bashkëpunim me Shkollën Shqipe “Iliria” dhe shumë shoqata si nga Belgjika, Gjermania, Luksemburgu dhe Franca. Më 14 maj do të mbahet një aktivitet i madh i këtij lloji, tërësisht me frymë kombëtare shqiptare duke zhvilluar lojëra popullore shqiptare, këngë dhe valle folklorike, sfilat me kostume kombëtare, do të improvizohet se si bëhet një dasmë shqiptare, si dhe shumë befasi të tjera. Ky aktivitet është mirëpritur dhe është përkrahur nga Ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe nga autoritet komunale në Tongeren, por edhe nga disa biznese shqiptare që veprojnë në Belgjikë dhe Evropë”, thuhet në njoftimin në “Facebook”.

 

Shoqata fton të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë të lajmërohen deri më 10 maj, ashtu si edhe sponsorët.

 

“Gjithashtu ftojmë gjithë bashkatdhetarët që më 14 maj të jenë në Tongeren, sepse në Tongeren këtë ditë do të ketë Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Kumanovë, Bujanovcë, Preshevë. Mali i Zi dhe gjithçka shqip. Ju mirëpresim shqiptari!!!”, përfundon njoftimi.