Në pasditën e së premtës një i ri kishte vizituar me urgjencë Shtëpinë e Shëndetit në fshatin Zhur të Prizrenit. Ky i ri me inicialet A.B në pjesë n e shpatullës së majtë kishte pasur të ngulitur një kaçavidë.
Këtë person mjekët e shtëpisë së Shëndetit e dërgojnë në Emërgjencën e Spitalit të Prizrenit për trajtim të mëtejmë mjekësor. Por si kishte përfunduar ajo kaçavidë në krahun e këtij personi?
E gjithë ngjarja kishte filluar në restorant “Universi” në fshatin Vërmicë në mes dy klientëve dhe deri tek incidenti dyshohet se kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje në lidhje me lojën me top në pishinën “Universi”.
Të dyshuarit U.F dhe S.F viktimën R.K dhe të dyshuarin A.B e kanë goditur me shufëra të tendave (çadrave) të pishinës. Më pas janë ndjekur me vetura dhe jane perleshur përsëri me çrast i dyshuari U.F e ka goditur me kaçavide personin (shoqeruesin) e viktimës i cili po ashtu eshtë i dyshuar A.B. Nga këta U.F është ndaluar për 48 orë ./Botapress/