• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Lladrovci “i godet” sërish iniciatorët e kthimit të Limajt në PDK: Grackë e disa trimave të rremë, mashtrim elektoral

nga Bota Press
19 Janar, 2023
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, edhe njëherë ka kritikuar iniciatorët e kthimit të Fatmir Limajt në Partinë Demokratike të Kosovës.

Këtë iniciativë, Lladrovci e ka cilësuar si grackë e tyre gjoja për unitet brenda PDK’së, të cilën e cilësoi si të dëmshme.

“Gracka e disa trimave të rremë që ftojnë për gjoja unitet brenda Partisë Demokratike të Kosovës, është e dëmshme. Do pasur kujdes nga fjalët e mëdha të disa eksponentëve dhe të ish eksponentëve të partisë shtetformuese e shtetndërtuese”, shkroi Lladrovci në një postim në Instagram.

Tutje, Lladrovci tha se kjo është një përpjekje e disa heronjve të rremë për mashtrim të elektoratit.

“Ky mashtrim i elektoratit nga heronjtë e rremë, tashmë e kanë kryer procesin e përfitimeve dhe janë ulur këmbëkryq në fronin e Zeusit dhe mbajnë “ders” si kritikues të PDK-së, me synim të riciklimit dhe pastrimit të figurave të veta. Këto kritika, nxisin pyetjen: Pse nuk paska unitet? Ka unitet, por, jo çfarë e shohin heronjtë e rremë.”

Në fund, Lladrovci theksoi se PDK’në e konsideron si parti me një bagazh më të madh se çdo parti tjetër derisa tha se ajo “nuk mund të rritet nën hijen e heronjve të rremë!” /Reporteri.net/.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Gracka e disa trimave të rremë që ftojnë për gjoja unitet brenda Partisë Demokratike të Kosovës, është e dëmshme. Do pasur kujdes nga fjalët e mëdha të disa eksponentëve dhe të ish eksponentëve të partisë shtetformuese e shtetndërtuese.

Ky mashtrim i elektoratit nga heronjtë e rremë, tashmë e kanë kryer procesin e përfitimeve dhe janë ulur këmbëkryq në fronin e Zeusit dhe mbajnë “ders” si kritikues të PDK-së, me synim të riciklimit dhe pastrimit të figurave të veta. Këto kritika, nxisin pyetjen: Pse nuk paska unitet? Ka unitet, por, jo çfarë e shohin heronjtë e rremë.

Konsideroj se PDK është parti e vlerave të qëndrueshme nacionale, me bagazh si asnjë parti tjetër e që nuk guxon të bie nën ndikimin e fjalëve të mëdha të heronjve të rremë, as profiterëve e mashtruesve. Uroj që të rinjtë tanë të gjejnë veten në mes të heroizmit vetëmohues të paraardhësve, punës së përkushtuar sot, kudo gjenden, me synimet për vlera euro-atlantike, për fuqizimin e shtetit ku sundon ligji dhe ka barazi para ligjit.

Fundja, nëse heronjtë e rremë nuk heshtin e nuk e marrin vesh se ne ua njohim “trimëritë”, do t’ua tregojmë, një për një. As PDK e asnjë parti demokratike, nuk mund të rritet nën hijen e heronjve të rremë!

 

Tags: LimajLladrovci

Të ngjashme

Lajme

Besian Mustafa: “… Kush shkelë Kushtetutën është SUPERkriminel”

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Lajme

Banorët për nominimin: Do dalë Olta!

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Lajme

Granit Xhaka shkëlqen në Serbi, Zvicra e “shkel” Bjellorusinë

nga Bota Press
25 Mars, 2023
Opinione

Florim Zeqa: A po shkon Republika drejt zhbërjes!?

nga Bota Press
25 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Besian Mustafa: “… Kush shkelë Kushtetutën është SUPERkriminel”
  • Banorët për nominimin: Do dalë Olta!
  • Flet Ramiz Kelmendi: Nuk i dimë shkaqet e zjarrit në depo, dëmi është 35 milionë euro
  • Granit Xhaka shkëlqen në Serbi, Zvicra e “shkel” Bjellorusinë
  • Kosova merr një pikë në Tel Aviv, barazon 1 me 1 me Izraelin

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.