Lladrovci: Dilsha n’fotografi, ma bojshin cili o qeni

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njihet për energjinë pozitive dhe humorin që ka.

Ai, jo rrallë arrinë ta kthej audiencen kah vetja sa i përket vëmendjes, e kjo falë karizmit që posedon.Në një intervistë në një medium në Kosovë Lladrovci ka shkëmbyer eksperiencat e tij me ndjekësit e qytetarët që i komentojnë në rrjete sociale.

 

 

Lladrovci tregoi se si dikur e merrte afër zemre secilin koment negativ, por, çka e shpëtoi nga kjo brengë, ishte këshilltari i ri që e kishte ai.

“E kom ni këshilltar qe mka thon as ski me lexu komente as me i dhon përgjigje, ski mu marrë me ta, ki me menu veç cka ki me punu mire e çka me i than qytetarit. Mka bind qe s’duhet mu marre me komente…Komentet si marre për baze keshi dy here e ia lshoj ujt”, tha Lladrovci në ATV

I pari i Drenasit shkaktoi të qeshura kur tha se teksa kishte publikuar një fotografi me qenin e tij, një komentues i tha “Cili është qeni?”

“Dilsha me qen tem, n’fotografi ma bojshin cili o qeni”, tha tutje Lladrovci i buzëqeshur.

ngjashme