[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lladrovci: Ai që ka aktakuzë të ngritur më mirë të largohet vetë nga detyra



Në një takim me drejtor të drejtorive komunale, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovc, ka kërkuar nga drejtor të cilët kanë të ngritur aktakuzë të largohen nga detyra zyrtare e ushtrimit si drejtor.

“Pas shkarkimit të katër zyrtarëve komunal me aktakuza të ngritura, sot, në takim me drejtorët e drejtorive komunale, kam kërkuar që secili që ka aktakuzë të ngritur, të largohet nga detyra. Dy drejtorët politikë, Drejtori i Administratës së Përgjithshme Komunale, Xhemë Binaku dhe drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, janë me aktakuza dhe tashmë nuk janë më drejtor të drejtorive”, ka thënë kryetari Lladrovci.​