[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lladrovci: Agolli mbetet mes nesh, i përjetshëm si gjuha shqipe



Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka kushtuar disa fjalë shkrimtarit shqiptar që ndërroi jetë sot, Dritëro Agolli. Lladrovci në një postim në Facebook ka thënë se Agolli mbetet mes nesh, i përjetshëm si gjuha shqipe, i paharrueshëm, i papërsëritshëm!

Ky është postimi plotë i Lladrovcit:

Sot, fizikisht u largua nga ne, pena e shpirtit dhe ndjenjës më të çiltër njerëzore, Dritëroi. I paharrueshëm mbetet në mendjen, në shpirtin dhe jetën tonë, poeti, edukatori e patrioti i papërsëritshëm i letrave shqipe. Për së gjalli i ngriti vetes monument madhështor poetik, monument ku secili shqiptar gjen prehje e krenari me thjeshtësinë, thellësinë dhe lartësinë e tij. Dritëro Agolli mbetet mes nesh, i përjetshëm si gjuha shqipe, i paharrueshëm, i papërsëritshëm!