[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lirohet Meriton Mjekiqi, avokati i tij tregon pse u arrestua



 

Në orët e vona të së martës, moderatori Meriton Mjekiqi u arrestua nga policia e Kosovës.Nga ky institucion bënë të ditur se kishte pasur një mosmarrëveshje në trafik në mes të dy drejtuesve të makinave.

“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast, në të cilin janë përfshirë dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre. Rasti, sipas informatave fillestare, ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP ‘Jugu’ në Prishtinë”, thanë nga PK’ja.

Por, pas marrjes në pyetje nga policia, Mjekiqi është liruar dhe këtë e konfirmoi edhe përmes postimeve në rrjete sociale.

Pas gjithë këtij rasti, avokati i Meriton Mjekiqit, Asdren Hoxha bëri të ditur se moderatori nuk u intervistua për gjuajtje me armë dhe nuk ishte në arrati.

“Meriton Mjekiqi eshte i lire…Une jam, Avokat i tij edhe njoftoj opinionin se,nuk eshte intervistu per kurfar gjuajtje me arme, nuk ka qene ne arrati edhe ky lloj,informimi nga mediat pa kurfar confirmimi zyrtar paraprak,eshte brengoses…Ne kete rast eshte provokuar gazetari ne rruge edhe kjo eshte e verteta…U dridh mali e u lind miu…”, shkruan Hoxha./Botapress/