Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu sapo është liruar pasi ishte arrestuar mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren.
Kështu ka bërë të ditur kreu i veteranëve, Faton Klinaku përmes një postimi në “Facebook”.
“Ju informoj se sapo u lirua ish kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu. Gjykata tani i ka edhe faktet me video, të ushtrimit të dhunës ndaj tij gjatë arrestimit”, ka shkruar Klinaku./Botapress/