Para nja dy jave një djalë me emrin Shaban Ramaj e ka pa në rrugë bashkë me truprojat e tij ministrin Arben Vitia, e ka hap dritaren e veturës edhe nga vetura i ka thënë “Zdravo Brate”.
Të nesërmen e ka ftu policia, sektori i krimeve të rënda, me akuzën se e ka kërcënu ministrin.
Se çfarë kërcënimi përbën “zdravo brate” le të na tregon Mimoza Kusari-Lila se ajo thoshte se është thirrje dashamirësie.
Ndërsa, aktualisht një djalë me emrin Arton Rexhaj gjendet në paraburgim, sepse e ka lajmëru Faton Peci për kërcënim po ashtu.
Po pritet me ia dhanë 1 muaj paraburgim tash, sepse e ka shajtë ministrin dhe ministri qenka ndjerë i kërcënuar.
I njëjti ministër që ka dal publikisht në televizion dhe ka tregu se si ka me ndjek një gazetar deri në fund të jetës.
Paramendojeni tash.
Sistemi që e ka instrumentalizu AKI-në për me përdorë RTK-në që me ua rreziku jetën gazetarëve se qenkan me Serbi.
Sistemi ku burri i Presidentes i quan gazetarët ndërmarrje e përbashkët kriminale.
Sistem ku kryeministri Albin Kurti u thotë gazetarëve se po flasin si media të Serbisë.
Të gjitha këto thirrje për dhunë dhe linç ndaj gazetarëve kalohen si pa vërejtur, derisa thirren e burgosen njerëz veç pse ju drejtohen ministrave.
Shto këtu, ministrave hajna, abuzues e keqpërdorues.
Ideja është me frikësu si në kohën e udbashëve si Mehmet Loci, ku njerëzit nuk kanë guxuar as të flasin.
Këta i kanë qëllimet e qarta dhe qartësisht po i shpërfaqin.
Populli i ka dy zgjidhje.
E para, me funksionu me sistemin “mua s’po më ngucin, tjerët e thefshin qafen”.
Ose, e dyta, siç kanë ditë më bo gjithmonë, me ju revoltu kësaj qeverie puro kriminale që udhëhiqet nga pasardhësit e Mehmet Locit.