Lionel Messi flet për jetën e tij private: Kur jam me familjen time….

Ylli argjentinas i futbollit Lionel Messi në një intervistë me ish-futbollistin e Realit, Jorge Valdano në emisionin televiziv “Universo Valdano” ka folur për jetën e tij private dhe pasojat për të cilat duhej të përgatitej.

Ylli i PSG-së ka pasur një bisedë me Jorge Valdanon para Kupës së Botës në Katar. Messi zbuloi se çfarë po i shkakton probleme në jetën e tij private vetëm sepse është ai që është.

LEXO EDHE KETE

Messi “shtang” për një moment Argjentinën në prag të Kupës së Botës, bëhet sikur është lënduar në stërvitje

“Të jesh Messi ka anën e vet negative. Më pëlqen të bëj disa gjëra pa u vënë re. Ndonjëherë do të doja të mos isha popullor. Nuk më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes dhe të kem ndjenjën se njerëzit më shikojnë. Por jam mësuar me të gjatë viteve”, tha Messi i sinqertë.

Argjentinasi tregon se kënaqet më së shumti me familjen dhe miqtë e tij dhe se në ato momente nuk e ndjen se është një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, por është thjesht një person i zakonshëm.

“Kur jam me familjen time, është gjithmonë një arratisje nga kjo. Unë e njoh gruan time që kur ishim shtatë ose tetë vjeç. Ajo më jep këshilla. Kur jam me miqtë dhe familjen time, nuk jam Messi, unë jam thjesht një njeri i zakonshëm, për shkak të moshës sime, sepse shoh që ora po shkon, sot më pëlqen shumë më tepër çdo gjë, nga gjërat e përditshme e deri te kombëtarja”, shton Messi.

Argjentinasi do të luajë Botërorin e fundit në Katar, ku  do të ketë shansin e fundit për të fituar “perëndeshën” e famshme./Botapress.info/

ngjashme