[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Limaj uron TrumpTroubleshoot and resolve common issues+in: Kosova do jetë çdo herë mike e Amerikës



Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, përmes një postimi në rrjetin e tij zyrtarë “Facebook”, e ka uruar presidentin e ri amerikan, Donald Trump pas inaugurimit.

Ai ka thënë se presidenti Trump dhe SHBA-të do vazhdojnë ta mbështetin dhe të jenë partner strategjik i Kosovës ashtu siç kanë qenë gjithmonë.

Ky është postimi i plotë:

Urime për Presidentin e ri të posa inauguruar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.

Presidenti Trump dhe SHBA-të do vazhdojnë ta mbështetin dhe të jenë partner strategjik i Kosovës ashtu siç kanë qenë gjithmonë.

Historikisht, për ne Amerika është vendi dhe amerikanët janë populli që vetëm pozitivitet ka ditur të na sjellin në çdo kohë.

Kosova do jetë çdo herë mike e mirë e Amerikës.(sic.)