Lija e majmunit: Çfarë duhet të dimë dhe kujdesi që duhet të tregojmë ndaj këtij virusi

Në ditët e sotme krahas Covid-it që është rikthyer fuqishëm duke rritur numrin e të infektuarve, një tjetër alarm po ngrihet nga OBSH-ja dhe është pikërisht Lija e Majmunit, duke e shpallur edhe emergjencë globale.

LEXO EDHE KETE

Rrufetë vrasëse, 20 viktima në 24 orë në këtë shtet

Për më shumë mbi këtë virus na informon prof.dr.Arben Pilaca, mjek infeksiolog pranë spitalit Hygeia.
Lija e majmunit është një virus që e ka origjinën nga kafshët e egra dhe që ndonjëherë transmetohet
edhe te njerëzit.

Ky virus fillimisht u shfaq në ato të ashtuquajtura territoret e veta, siç janë vendet e Afrikës qendrore dhe perëndimore, por përhapja e këtij virusi jashtë këtyre territoreve, pra edhe në vende që nuk mendohej se mund të shfaqej, si në Europë, Amerikë, Kanada, Azi, nëe rreth 70 shtete (afërsisht 16,000 të infektuar), të cilat kanë sinjalizuar prezencën e këtij lloj virusi, duke bërë që ky virus tashmë të konsiderohet si infeksion epidemik. Prandaj nisur nga vlerësimi i situatës OBSH-ja ju ka bërëthirrje të gjithë shteteve të shtojnë kujdesin karshi këtij virusi.

A ka mbërritur ky virus në Shqipëri?

Deri më tani në Shqipëri nuk kemi asnjë rast të infektuar nga ky virus, por kjo nuk do të thotë qe ne nuk duhet të marrim masa me qëllim që të jemi të përgatitur për mënyrën sesi duhet të sillemi në rast se ky virus do të shfaqet edhe në vendin tonë.

Kur duhet të fillojmë të fillojmë të shqetësohemi, pra cilat janë ato shenja që duhet të jenë kambanë
alarmi?

Dy janë gjërat që duhet të kemi parasysh, të ndajmë personat që janë të dyshuar se janë prekur dhe ata
që janë të konfirmuar si të tillë. Rekomandimet e OBSH-së janë të qarta, pra të dyshuar konsiderohen
ata persona që kanë patur kontakt apo kanë ardhur nga zona që konsiderohen si vatra të këtij virusi, dhe në këto raste, pavarësisht nëse kanë apo jo shenja, rekomandohet që këta persona duhet të
vetëizolohen për 21 ditë. Ndërsa në raste kur personat manifestojnë edhe shenja të tipit kruarje, irritime në lëkurë (pucrra apo çarje), temperaturë, ethe dhe lodhje atëherë ata duhet të paraqiten menjëherë pranë institucioneve shëndetësore me qëllim që të testohen nëse janë ose të prekur nga ky lloj virusi.

A është ky virus jetëkërcënues?

Përsa i përket këtyre lloj infeksionesh që kanë prejardhjen nga kafshët dhe transmetohen te njerëzit nuk kemi shumë eksperiencë, por nga rastet që kemi deri më tani mund të themi që nuk kemi patur raste që janë jetë kërcënuesenë, pra nuk kemi të dhëna që kemi të bëjmë më një virus të rrezikshëm.

Një ditë më parë Komisioni Europian miratoi vaksninën Imvanex, vaksinë që dikur është përdorur për
linë e zezë, kjo me qëllim për të përmirësuar gadishmërinë mbrojtëse të vendeve kundër këtij virusi.
Pra kemi të bëjmë me një vaksinë që në vendin tonë është përdorur deri në vitin 1980 kundër Lisë së
Zezë. Mund të themi që kemi ngjashmëri midis këtyre dy sëmundjeve duke qenë se po përdoret e njëjta vaksinë? Lija e zezë dhe lija e majmunit kanë afërsi pra deri diku konsiderohen të të njëjtës familje, prandaj edhe personat që dikur kanë qenë në kontakt, pra janë vaksinuar për linë e zezë janë më të mbrojtur nga Lija e Majmunit rreth 80-85%, pra personat që kanë bërë këtë vaksinë preken pak ose aspak nga ky virus dhe ky është një lajm i mirë.

Pra nuk jemi përpara një situate krejtësisht të panjohur siç ishim në rastin e Covidit, pra duhet t’I ndajmë, me Linë e majmunit nuk kemi të njëjtën shpejtësi dhe mënyrë transmetimi sic kishim me Covidin, Lija e majmunit ndryshe nga Covidi kërkon një kontakt të ngushtë fizik me personin apo kafshën e infektuar, apo kontakt me mjetet që janë prekur nga të infektuarit, por, gjithësesi mund të themi që ekspertët janë akoma në studim e sipër të këtij lloj virusi, për të kuptuar më mirë mënyrën dhe shkallën e infektimit që ky virus ka te njerëzit.

ngjashme