Botapress, 21 Maj – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur dje përfaqësuesit e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF), Aleksander Soros, zëvendës kryetar i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, që njëherit është djali i magnatit hungarez George Soros, shkruan Botapress.
Kurti, i cili në zyrën e tij nuk ka pritur jo të gjithë ambasadorët e vendeve të akredituar në Republikën e Kosovës, për Sorosin junior ka rezerveuat takim të vecantë në të cilin ishin të pranishëm edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Por duket se kjo lidhje e Albin Kurtit me Sorosin nuk ka të bëjë vetëm me takimin e djeshëm.
Në rrjetet sociale është shpërndarë një dokument në të cilin shihen emrat e bursistëve të Fodnacionit Soros në të cilën figuron edhe emri i Albin Kurtit.
Georgo Soros njihet ndër të tjerash edhe si njeri me ndikim në rajon dhe në Ballkan dhe në vecanti përkrahës i ideve majtiste e internacionaliste duke respektuar më shumë ideologjinë majtiste se sa përkatësinë etnike.
Pikëpamjet e Sorosit në të shumtën e rasteve kanë rënë ndesh me interesat e shqiptarëve në rajon, përkatësisht me përpjekjet dhe luftën e shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi, shkruan Botapress.