Nga Fatmir Bajraj
Dje n’Frankenthal të Gjermanisë, Lideri i ri i LDK-së, Dr.Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorët, bëri bashkë mergimtarët, për një ri-nisje, ri-përtëritje dhe besëlidhje të re të misionit fillestar të LDK-së dhe t’Presidentit Rugova, për :
“Kosovën e pavarur, të integruar në BE dhe në NATO, dhe n’miqësi t’përhershme me SHBA-të”!
Në prëzencën dhe praninë qindra mergimtarëve ; aktivistë dhe veprimtarë të LDK-së, struktura organizative dhe drejtuese të këtij subjekti politik në Gjermani dhe jo vetëm, pëfshi këtu mysafirë të Degëve të LDK-së në perëndim ; nga Beneluksi, Kryetari Bahtir Kastrati e Xhavit Belaj, dhe nga Zvicëra, Kryetari Ahmet Kosumi me bashkpunëtorë, me duartrokitje frenetike dhe ovacione të zjarrëta , u prit hyrja në ambentët e stërmbushura, Kryetari Abdixhiku në krye të bashkpunëtorëve : Anton Quni, Dr.Hykmete Bajrami, Imri Ahmeti, Armend Zemaj, Shkëmb Manaj, Sokol Haliti, Ekrem Hyseni e Shkumbin Gashi !
Me intonimim e himneve ; shtetëror & dardan, dhe nën moderimin ekselent të moderatorës brilante, artistes së skenës, znj. Fatbardha Nikqi, u hap tubimi madhështor i LDK-së në Gjermani, nën siglen & moton : Lidhja Për Të Ardhmen !
Me një këng-himn kushtuar presidentit Rugova, interpretuar live nga artistja e mrekullueshme Fatbardha Nikqi, zgjoj emocione të jashtëzakonshme tek të pranishmit, dhe u përcollë me ovacione të papërseritshme duke ngritë në këmbë gjithë t’pranishmit.
Me pas, u ftua në skenë për të pëshendetur t’pranishmit, nikoqiri i takimit, Kryetari i Deges së LDK-së në Gjermani, z.Osman Ferizi !
Në fjalën e Tij, z.Ferizi, pasi pëshendeti t’pranishmit dhe Lidershipin e LDK-së, të ardhur nga Kosova, ai përshendeti edhe familjet e deshmorëve dhe familjarët pranishëm të heronjëve të Kosovës, siq ishin ; Familja Qekaj, Krasniqi, Zemaj, Hajdaraj, Ukëhaxhaj, Zeqiraj e të tjerë dhe më pas falenderoj ish pararëndësit në krye të kësaj Dege të LDK-së në Gjermani, por duke vequar emrin e shquar të levizjes sonë nacionale për liri e pavarësi, udhëheqësin dhe drejtuesin e zyres ë LDK-së në Shtutgart, ish nënkryetarin e saj dhe themeluesin e rezistencës se armatosur si njërin nga krahet e levizjes për pavarësi, Heroin e Kosovës, Komandantin Sali Qekaj !
Z.Ferizi, tutje shpalosi kontributin ekskluziv të LDK-së në Gjermani për atdheun dhe aspiratën e kombit për liri & pavarësi, duke mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejtë realizimit të ëndrres dhe kauzes nacionale të brezave për një atdhe të lirë, sovran dhe të integruar në familjën e kombëve të përparuara të Europës përendimore.
Ai, shprehi besimin e fuqishëm në ringritjen e LDK-së në forcë politike që drejton vendin, duke kritikuar me ngjyra të ashpëra pushtetin populist, të paaftë dhe t’papërgjegjshëm të Kryemnistrit Kurti & Co !
Pas fjales se Kryetarit të LDK-së për Gjermani, z. Osman Ferizi, ftohet artistja e skenes, aktorja e teatrit të Gjakovës, znj.Muradije Muriqi në interpretim të vargjeve të poetit të madh Din Mehmeti, kushtuar të rënëve për liri.
Interpretimi i saj artistik dhe me shumë ndjesi & emocion, u mirëpritë nga t’pranishmit dhe u përcollë me kërshëri dhe ndjenja t’papërshkruara që shperthenin në duartrokitje t’gjata e frenetike.
Ftohet t’marrë fjalen, Kryetari i LDK-së, Dr.Lumir Abdixhiku !
Posa hipi n’skenë, e gjithë salla brohoriti emrin e Tij, Lumiri, Lumiri, Lumiri, madje në shënjë respekti dhe nderimi, u ngritën n’këmbë, për çfarë z.Abdixhiku u detyrua t’i “nënshtrohet” vullnetit të pjesmarrësve deri sa të qetësoheshin, për të shpalos para t’pranishmëve fjalen e përgaditur enkas për këtë ditë të shënuar për Mergatën në Gjermani !
Pas fjales përshendetëse dhe falenderuese drejtuar mërgates përgjithësisht, dhe në kuader të saj, edhe LDK-së në Gjermani, për kontributin enorm dhe t’jashtzakonshëm për çështjën e Kosovës z. Abdixhiku përshkoj rrugëtimin dhe itinerarin e levizjes sonë nacionale për liri & pavarësi në krye me presidentin historik, Dr.Ibrahim Rugova, duke e quajtur mision historik projektin nacional të kësaj lëvizje, dhe presidentin Rugova si shqiptarin ma t’madh në gjithë historinë kombëtare.
Z.Abdixhiku, foli për kontekstin historik të lindjes së LDK-së, si njëra nga levizjet ma t’fuqishme autentike & identitare, e cila doli n’ballë të kerkesave imediate kombëtare, në kohë kruciale për fatet e kombit & atdheut.
Kjo levizje e organizuar politike & kombëtare, u vlerësua nga Kryetari Abdixhiku, si levizja me fuqishme dhe ma e suksesshme në gjithë historinë e kombit, levizje kjo, e cila i priu aspiratës për liri dhe pavarësi të Dardanisë Antike-Kosovës, dhe realizoj ëndrrën e kahmotshme të brezave, ; largimin e pushtuesit serb nga Kosova dhe pavarësinë e saj !
Fryma dhe filozofia unike & vizionare e presidentit historik Rugova, mbështetur në orientimin pro-perëndimor, Kosovacentrizmin dhe partneritetitn strategjik me Amerikën, ishin premisat dhe shtrati i misionit fillestar, e që sot do të thot ; shtetndertimi, integrimet euro-atalantike dhe ruajtja e partnerëve tanë strategjik n’krye me SHBA-të, si ko-autore e lirisë dhe shtetit të pavarur të Kosovës, shtoj tutje z.Abdixhiku.
“Sot LDK, është subjekti me rritjen ma t’madhe në vend, derisa LVV, me rënjën ma t’madhe n’vend”, Abdixhiku !
Presidentin Rugova, Kryetari Abdixhiku gjatë fjalimit të Tij e quajti,
Ati themeltar i shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës, për çfarë në disa raste nderpritej nga thirrjet me ovacione të të pranishmëve ; Rugova, Rugova në shënjë respekti për vepren kolosale të presidentit historik n’dobi të çeshtjes kombëtare n’përgjithsi dhe asaj të Kosovës n’veqanti, si dhe si promovim dhe konfirmim për ruajtjen e frymes, kulturës dhe trashegimisë politike të misionarit Rugova !
Krenar me t’kaluarën, e ardhmja doemosdoshmeri, tha Abdixhiku!
Skanimi i vendimeve historike të levizjes nacionale n’krye me presidentin historik Rugova, që nga suporti & moderimi i akteve fundamentale & monumentale të deklarates Kushtetuese të 2 korrikut e 7 shtatorit 1990, referendumit të shtatorit 1991, zgjedhjeve të para paralemntare & presidenciale të qeshorit 1992 & 1998, e deri tek 17 shkurti i 2008, janë të arritura kolosale të një populli të robëruar e një vendi të pushtuar në mbi një shekull, të cilave LDK-ja u ka prijë dhe shtye para, e pushteti i aktual, i mohon !
Z.Abdixhiku, foli dhe elaboroj platformën politike të LDK-së, platformë kjo e cila po zhvillohet me një dinamikë të shtuar dhe anëkënd Republikës së Kosovës ; duke bashkbiseduar me qytetarët, duke i degjuar ata dhe hallet e tyre, për t’i kthye ato në një program veprues dhe qeverisës në të ardhmën, në të mirë të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.
Kryetari Abdixhiku, e vlerësoj si shumë komplekse & delikate situatën në Kosovë dhe interakcionin e zhvillimeve dramatike në Ballkan, Ukrainë-Rusi dhe më gjerë.
Ai konfirmoj edhe njëherë qasjen e Tij dhe t’LDK-së karshi interesave nacional-shtetërore të Reopublikës së Kosovës, çasje kjo e cila tejkalon dallimet, diferancat dhe rivalitetet politike në skenen politike të vendit dhe opozitarizmin konstruktiv e racional përballë pushtetit aktual, të cilin e quajti t’pa-aftë, t’papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm për fatin e vendit, duke potencuar në mënyrë theksuar rrezikun e mosruajtjes së partnerëve tanë strategjik, pa të cilët nuk do ishim këtu dhe as nuk kemi “kaqik” t’i ruajmë frytet e realizuara n’partneritet.
Mungesa e investivmeve kapitale, inflacioni i lartë, ngritja permanente e çmimeve, mungesa e dialogut social dhe gjëndja katastrofike në shumë sektor, kanë bërë që jeta e qytetarëve të Republikës të jetë gjithënjë e me e veshtirë dhe e rënduar, përballë një shumice qeverisëse t’pa denjë dhe t’papergjegjshme për detyrimet kushtetues që ka marrë mbi supe, dhe e cila sot e kësaj dite është peng i së kaluares dhe narracionit nihilist për t’kaluaren, si logjikë e mbulimit të deshtimeve prore dhe n’kontinuitet n’qeverisje t’vendit.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët,
Zoti i bekoftë partnerët tanë strategjik.
Në fund, z.Abdixhiku dhe z.Ferizi, ndanë mirënjohje për tri familje të veprimtarëve të jashtzakonshëm të çeshtjes kombëtare dhe asaj të Kosovës me qendrim në Gjermani, siq ishin, Familja Sali Çekaj, Shaban Bobaj dhe Marjan Tunaj, sikurse edhe ndarja e librazave të antarëve të rinj të LDK-së, në Gjermani !
fb