[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

‘Liberalizimi i vizave vështirë se do të ndodhë këtë vit’



Njohësi i proceseve europiane, profesori Vigan Qorrolli, ka vlerësuar se agjenda europiane e Kosovës ka stagnuar për shkak të zhvillimeve të fundit. Ai ka thënë se zgjerimi i Unionit Europian me anëtarë të rinj tani për tani është një mision i pamundur prandaj, sipas Qorrollit, edhe perspektiva Europiane e Kosovës është zbehur.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, ai ka thënë se, bazuar në gjendjen aktuale, liberalizimi i vizave është i vështirë se do të ndodhë në vitin 2017.

Sipas Qorollit, kushdo që emërohet në krye të Ministrisë së Integrimit Europian, liberalizimi i vizave prapë do të vonohet dhe do ë stopohet nga faktorët e jashtëm të cilët nuk kanë në disponim për t’ia dhënë Kosovës rrugën që e meriton.