[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë i bashkohet veprimtari Ajet Potera (Foto)



Lëvizja Vetëvendosje ka filluar të rritet. Anëtarë të rinjë  i janë bashkuar gjatë ditës kësaj partie në Podujevë.

Në mesin e tyre është edhe veprimtari Ajet Potera, shkruan Indeksonline.

 

Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se VV e ka konsideruar këtë aderim me vlerë të shtuar.

 

“Në këtë kohë kur Lëvizja e ka rritur mbështetjen e saj, ardhja e Poterës dhe shumë të tjerëve është vlerë e shtuar dhe dëshmi që Besiana po orientohet kah fitorja e VETËVENDOSJE!-s. Kjo do të thotë që qytetarët e Besianës janë faktorë të fitores që sjell shtet të së drejtës, edukim e shëndetësi cilësore dhe gjithsesi mbështetje serioze të bujqësisë.”, thuhet në komunikatë.

 

Potera është profesionist në fushën e financave dhe kontabilitetit dhe poashtu ka përvojë në fushën e sigurisë e akademisë ushtarake. Ai ishte kthyer nga Gjermania për t’u bërë pjesë e UÇK-së përgjatë luftës.