[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Leonora Jakupi nuk guxon të dalë në qytet…(Foto)



Gjatë një bisede të mëhershme me Leonora Jakupin për Kosovaren , nuk mund shpëtojë edhe pyetja: a ka dallim Leonora në jetën e përditshme nga skena?

Në përgjithësi i kushtoj rëndësi pamjes. E din si është  kjo punë? Nëse je njeri publik nuk guxon të dalësh në qytet dosido, sepse njerëzit të njohin, dhe kanë dëshirë të të shohin mirë, sidomos fëmijët. Duke respektuar publikun respektoj edhe veten.

Por, a është kjo e vetmja arsye e saj të cilën e thotë ajo ?

E vërteta: Leonora Jakupi është ndër këngëtaret , e cila më së paku mund të shihet në qytet apo gjetiu.

Është edhe kjo e vërtetë , se  qytetarët nuk e lënë të lirë duke dashur ta përshëndesin , të marrin ndonjë autogram, të fotografohen me te.

Për ata që s’kanë pasur mundësi ta shohin Leonorën jashtë skenës, Kosovarja u afron foto tek ajo shihet , jo në rrugët e qytetit , por në natyrë ku dhe asaj i pëlqen të dalë më shpesh kur e ka kohën e lirë.