[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Leonora Jakupi dhe shqiptarët në Gjermani nisin festën e Pavarësisë. Shikoni si festojnë ata (Foto+Video)



Një festë e vërtetë është organizuar mbrëmë në Waiblingen të Gjermanisë, për nderë të përvjetorit të 9-të të pavarësisë së Kosovës. Qindra bashkatdhetarë të mbledhur në mbrëmjen e organizuar nga FC Kosova, janë argëtuar me një program kulturoro-artistik që u mbajt në vigjilje të Pavarësisë së Kosovës.

Nata festive e hapur me programin që kishin përgatitur fëmijët e shkollës shqipe, “Naim Frashëri” nga Winnendeni, vazhdoi me pas më interpretimin e artistëve të rinjë dhe me atmosferën që krijuan Vëllezërit Gërxhaliu. Por gjithcka kulmoi kur në skenë u ngjit këngëtarja Leonora Jakupi. Prezenca e saj në këtë ngjarje bëri që publiku në sallë të ndezet, shkruan Magazina.al

Këngëtarja e cila uroi kosovarët për festën më të rëndësishme të tyre, falenderoi klubin e shqiptarëve FC Kosova për një organizim kaq në nivel, i cili para se gjithash, ka për qëllim t’i bëjë bashkë shqiptarët që jetojnë në Republikën e Baden Wurtenbergut.

Në emër të institucioneve të shtetit të Kosovës, pjesmarrës ishin përfaqësuesit e Konsulatës së Kosvës në Shtutgard por edhe ata të Ambasadës së Kosovës në Zvicër.

Shqiptarët e mbledhur në këtë mbrmje kanë festuar për orë të tëra nën tingujt e muzikës shqipe që ofruan Vëllezërit Gërxhaliu dhe Leonora Jakupi.

Pjesmarrësit në këtë mbrëmje kanë thënë se kjo festë është ndër më të mirët që ndonjëherë ka organizuar FC Kosova.