Drejtorit të Klinikës Emergjente në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Basri Lenjani,i është ngritur sot aktakuzë për mos raportim ose raportimi i rremë i pasurisë”, transmeton “Indeksonline”.
Ndaj këtij lajmi, ka reaguar Lenjani i cili ka thënë se ka bërë një gabim teknik dhe jo të qëllimshëm. Ai ka thënë se këtë do ta dëshmorë para gjykatës ku do të dëshmohet pafajësia e tij.
Postimi i plotë i Lenjanit:
REAGIM PUBLIK
Të nderuar qytetarë,
Sot sic jeni informuar në mëngjes nga portalet te shumta se sot është ngritur një aktakuze ndaj meje;
Ju njoftojë për hirë te korrektësisë se pas një gabimi tim teknik e të cilën do të sqarojë si në vijim; se të gjitha mjetet financiare janë legale e të transferuara nga institucioni ku punojë dhe janë transferuar përmes xhirollogarisë e të cilën e kam dëshmuar në AAK. Kurse sa i përket të ordinacës së gruas me emrin “OS ORAL DENT” i regjistruar me numër të Biznesit 810152728 moslajmërimi është bërë si pasoje e gabimit teknik dhe mbingarkesës në punë dhe të gjitha detyrimet tatimore janë kryera dhe mund të verifikohen përmes ATK
Po ju premtojë dhe garantojë se është një gabim teknik por jo i qëllimshme, por nga pakujdesia e ime si dhe nga ngarkesa e punës në Kliniken Emergjente QKUK dhe dhe këtë e dëshmojë para Gjykatësit të Gjykatë dhe do të dëshmohet pafajësia ime