Vozitësi i një kamioni është lënduar sonte si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Korroticë e Lartë, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
Këtë e bëri të ditur Luljeta Mehmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës.
“Sipas të dhënave që kemi nga terreni, sot me datë 03.12.2021, rreth orës 17:35, në rrugën nacionale Prishtine-Pejë, në fshatin Korroticë e Lartë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime (vetaksident)”.
“Të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje. Në këtë aksident është lënduar vozitësi i kamionit,” ka thënë Mehmeti.