• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Lëmsh pas skandalit ku përfolet Ambasadori i përfshirë: A ka lidhje shtrenjtimi i rrymës me këtë punë?

nga Bota Press
22 Prill, 2022
në Ekskluzive, Lajme
ShareShareShare

Skandali i ambasadorit kosovar në Kroaci, z.Martin Berishaj, ku dyshohet se është përfshirë në shpëlarje parash me politikanë në Slloveni – para që sipas mediave sllovene – rrjedhën e kanë nga dega e GEN-it serb, ka ngjallur dyshime të mëdha në opinionin publik kosovar, duke e lidhur këtë skandal edhe me krizën energjetike në Kosovë.

Para pak ditësh, më saktë 19 prill, Kuvendi i Kosovës dështoi të votojë themelimin e një Komisioni hetimor për çështjen e krizës energjetike.

Ishte PDK që kishte inicuar themelimin e një Komisioni të tillë, nismë që u mbështet edhe nga partitë tjera opozitare. Por, ishte partia në pushtet – Vetëvendosje – që nuk votoi themelimin e Komisionit hetimor për rrymën.

Në mesazhin e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, të po asaj date (19 prill 2022), ai foli për ‘krimet potenciale që po fsheh Qeveria’ lidhur me çështjen e energjisë.

“Çfarë po fsheshin me kaq bindje dhe çfarë krimesh potenciale janë duke i mbrojtur me këtë insistim kundër hetimit parlamentar, duke shkelur edhe ligjet dhe Kushtetutën e vendit?”, shkruante Memli Krasniqi i PDK-së atë ditë, shkruan Botapress.info

Iniciativa e PDK-së për Komision Hetimor, vinte veç 9 ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë, miratoi kërkesën e kësaj partie për masë të përkohshme të pezullimit të vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës.

E Lidhja Demokratike e Kosovës në anën tjetër, kërkonte të zbardhej edhe një e vërtetë tjetër: ajo lidhur mbi shpenzimin e 100 milionë eurove subvencione nga Qeveria për faturat e shtrenjta të energjisë.

Refuzimi e partisë në pushtet, Vetëvendosje, kryetari i LDK-së, z.Lumir Abdixhiku e pa si shenjë frike ndaj të vërtetës.

“Ky refuzim hetimi, është shenjë frike e pushtetit rreth së vërtetës që megjithatë do të zbardhet herët apo vonë. Sa më i fortë refuzimi, aq më i domosdoshëm bëhet hetimi”, shkruante Abdixhiku ditën e 19 prillit 2022.

Dyshime nga opinioni kosovarë

Gazetari dhe analisti Valon Syla, përmes një shkrimi në Facebook, tha se skandali i orëve të fundit, ‘na tregon të vërtetën e shtrenjtimit të rrymës’.

“Kompania e Martin Berishajt, MB Consulting, kompani qe e ka vec ni punetor, dmth vete Martin Berishajn, u angazhu prej kompanise serbe, GEN-i, per keshilldhenie dhe perfaqesim ne shitjen me shumice te rrymes ne tregun e Kosoves dhe Shqiperise. Tash pe dijme pse u shtrenjtu rryma kaq shume dhe pse VV po refuzon themelimin e Komisionit Hetimor per energji. Po i vjen era e keqe. Pra rritja e çmimeve nuk ka lidhje veç me luften ne Ukraine por edhe me krim qē po duket i organizuar me shokë të Albinit në Qeverinë Kurti me kompani serbe”, shkruan Syla.

Ndërkaq gazetari Astrit Gashi shkruan:

“Per “mafine energjetike” serbe ne Ballkan pata shkruar fillimisht diku ne fillim te 2000’tave ne Koha Ditore. Ishte koha kur reduktimet shkonin 8 me 2 ne favor te territ. Qe nga ajo kohe nuk jam ndalur kurre te shkruaj e flas per pavaresimin energjetik te Kosoves.

Sot po ndihem i lenduar qe edhe nje shqiptar, nje njeri qe e kam konsideruar si te zotin e te mire, nje ambasador i Kosoves, te perfitet ne nje skandal financiar ne Slloveni qe perfshine edhe parat e kesaj firme”./Botapress.info/

Të ngjashme

Lajme

Mos hiqni dorë nga birra, parandalon këto sëmundje

nga Bota Press
28 Qershor, 2022
Ekskluzive

Çka janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre

nga Bota Press
28 Qershor, 2022
Lajme

Myftiu Tërnava viziton familjen e ish-presidentit Thaçi: Ende pa dalë në gjyq, rrjedha po i largon akuzat ndaj tyre

nga Bota Press
28 Qershor, 2022
Botë

Raketa e dërguar nga ShBA vret një kolonel dhe 40 ushtarë rusë në Ukrainë

nga Bota Press
28 Qershor, 2022


Lajmet e fundit

  • Mos hiqni dorë nga birra, parandalon këto sëmundje
  • Çka janë “shamanët” ukrainas? Sulmojnë rusët dhe në territorin e tyre
  • Kërcënim rrëqethës nga agjencia ruse: Janë shpallur koordinatat e kryeqyteteve të anëtarëve të NATO-s
  • Myftiu Tërnava viziton familjen e ish-presidentit Thaçi: Ende pa dalë në gjyq, rrjedha po i largon akuzat ndaj tyre
  • Raketa e dërguar nga ShBA vret një kolonel dhe 40 ushtarë rusë në Ukrainë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.