[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lekaj: Presim që sot të lirohet Haradinaj dhe të vazhdojë me agjendën e tij



Lekaj: Presim që sot të lirohet Haradinaj dhe të vazhdojë me agjendën e tij Informohu me lajmet e fundit në Messenger

Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në një prononcim për Telegrafin tha se presin që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj të lirohet sot dhe të vazhdojë me agjendën e tij.

Ai tha se Evropa si tërësi e shtetet anëtare të saj, por edhe të gjitha vendet e botës demokratike nuk duhet të bien pre e këtyre fletë arresteve të lëshuara nga një shtet të cilin e kanë bombarduar vet, përmes NATO-s.

“Fillimisht siç e kemi thënë edhe mbrëmë, z.Haradinaj është ndaluar nga autoritetet franceze, bazuar në një fletë arrest të vitit 2004 të lëshuar nga Serbia, për më tepër nga një shtet që tashmë nuk ekziston, sepse aty shkruan unioni Serbi – Mali i Zi. Pra Evropa si tërësi e shtetet anëtare të saj, por edhe të gjitha vendet e botës demokratike nuk duhet të bien pre e këtyre fletë arresteve të lëshuara nga një shtet të cilin e kanë bombarduar vet, përmes NATO-s. Vetëm se me këtë duhet ta kuptojnë se Serbia ka mbet me të njëjtin mentalitet. Ne presim që pas përfundimit të burokracisë franceze, kryetari Haradinaj të lirohet sot e të vazhdojë me agjendën e tij”, tha Lekaj.