Qeveria e Kosovës pati miratuar me shumicë votash propozimin për emrat e anëtarëve të rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në mesin e të cilëve është edhe, Gëzim Tosuni, nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit, për të cilin ky i fundit pati thënë se nuk e ka takuar në 50 vitet e fundit, e doli që nipi s’i ka pesë dekada jetë akoma, shkruan Gazeta Botapress.
Kjo temë u hap edhe në Kuvend, madje Ministrja Arbërije Nagavci tha një deklaratë shumë të fortë, duke thënë se raporti familjar i Bislimit dhe Tosunin, është pak a shumë si ai i Kurtit me Konjifcën.
“O nuk e di saktë, janë të largët, pak a shumë qashtu si Kurti Konufcën”, tha Nagavci në Kuvend.
“Baba i nanës të babës Glaukut, e ka djalë të axhës babën e babës të burrit të çikës tezës tem..”, shihet teksa thotë Kurti derisa në krah të tij shihet edhe kandidati i këtij subjekti për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Kujtojmë, që Tosuni ka kërcënuar edhe një gazetare të Infokus, e cila ka telefonuar atë dhe e ka pyetur rreth kësaj çështjeje.
Gëzim Tosuni aktualisht, profesor në Fakultetin Ekonomik, ndërkohë ka qenë dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Publik të Gjilanit./Botapress/