Realiteti i futbollit të Kosovës, skuadra me renome garojnë në Ligën e Parë dhe jo në elitën e futbollit të Kosovës.Trepça, Vëllaznimi Liria, që moti janë larguar nga liga, ndërsa këtë edicion edhe Besa e Trepça ’89.
Legjenda e futbollit, Esat Mehmeti, ish portier i mirënjohur në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, shpreh zhgënjimin.
“Ku janë e ku na mbetën?!
Mitrovica, Prizreni, Peja e Gjakova …!
KF Trepça, KF LIRIA, KF Besa e KF Vëllaznimi…!
Kah po shkon futbolli i jonë…?!
Më vjen keq ta elaborojë, do duhej të shkruhen 3/4 romane…!
Të gjithë nga pakëz kemi faj ,
Mos, të harrojmë , na humbi dashuria, krenaria që e kishim dikur, na u shua kënga e brohoritja, na u zbrazën tribunat na humbën idhujt…!!! 50% të tifozërisë së Kosovës e humbën betejën e kohës dhe si në ëndërr u zhgënjyen…!?”, ka shkruar Mehmeti./Botapress/