Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takimin e radhës mobilizues me Shtabin e Prishtinës, ndërsa përgatitjet për zgjedhjet nacionale po vazhdojnë, duke hapur rrugën drejt fitores së madhe të LDK-së. Vetëm pak ditë na ndajnë nga ky moment historik, ndërsa ekipi po punon vazhdimisht për këtë fitore. Ky është momentumi më i mirë i LDK-së dhe për këtë do të punojmë fort që ta mirëmbajmë deri në fitoren e madhe.
Do të vazhdojnë takimet me qytetarë në çdo lagje, shtëpi anë e kënd Prishtinës dhe gjithandej Kosovës. Do të vazhdojmë të prezantojmë vizionin e LDK-së; programin e vetëm politik “Rruga e re” dhe ofrimin e zgjidhjeve konkrete për sfidat e përditshme të qytetarëve. Ky është programi i vetëm politik që sjell ndryshimin dhe zhvillimin e mirëfilltë për vendin tonë, dhe është program i domosdoshëm për Kosovën.
Me këtë program, LDK do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të jetesës, krijimin e mundësive për të rinjtë, rritjen e pagave, uljen e kostos së jetesës dhe investimet strategjike që sigurojnë një të ardhme të qëndrueshme për Kosovën thuhet ne njoftimin per medie te LDK-se,