Komuna e Fushë Kosovës do të shkoj në balotazh mes LDK-së dhe VV-së.
As nga numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, Burim Berisha i LDK-së nuk arriti të jetë fitues në raundin e parë të zgjedhjeve.
Indeksonline ka kontaktuar Shtabin e LDK-së në Fushë Kosovës për të mësuar rezultatin përfundimtar.
Sipas tyre, për 28 vota nuk arritën fitore pa balotazh.
Megjithatë, fitoren bindëse besojnë se do ta kenë më 14 nëntor, në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Nga numërimi i votave me kusht, Berisha i LDK-së ka marrë 103 vota kurse Enver Bajqinca i VV-së 71 vota./Botapress.info/.