Pas hedhjes së shortit nga KQZ-ja, është bërë e ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës garon në zgjedhjet e 17 tetorit me numrin 160.
Pas konfirmimit të numrit, LDK-ja ka bërë publik edhe sloganin për zgjedhjet lokale të tetorit. “LDK për të gjithë” ky është slogani i LDK-së në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetor.
LDK-ja është shprehur e bindur se do të korrë fitore të madhe dhe se do të dalë partia e parë në zgjedhje.
Njoftimi i plotë:
160 është numri fitues i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgedhjet lokale të 17 tetorit.
Të dashur qytetarë tashmë është e qartë adresa në të cilën do të votohet për LDK-në, jemi duke punuar së bashku me secilin prej jush që të arrijmë fitoren e madhe në shumicën dërmuese të komunave.
Pa asnjë dyshim Lidhja Demokratike e Kosovës do të dal e para në këto zgjedhje, por ky sukses arrihet me punën dhe angazhimin tonë dhe tuajin si qytetar.
160 është numri jonë. Është numri juaj. Është numri i fitores. Është numri i saktë për të gjithë. Është adresa e suksesit për çdo qytetar e në çdo komunë.
LDK 160 – Për të gjithë!