Shefja e grupit parlamentar të LDK-së në Deçan, Hyri Dobrunja, ka publikuar gjetjet e auditorit të përgjithshëm për këtë komunë gjatë vitit 2020, shkruan Botapress.info
Sipas Dobrunjas në këtë publikim janë gjetur shumë parregullësi dhe mungesë transparence.
Më poshtë ju paraqesim të gjitha këto shkelje që janë bërë në komunën e Deçan:
Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal në Deçan njëra nga pikat e diskutimit ishte edhe Raporti i Auditorit të Përgjithshëm, për Komunën e Deçanit i vitit 2020, pushteti komunal me mburrje e quajti raport të shkelqyeshëm, por kushdo që e lexon raportin, sheh se gati në secilën shtyllë ka vrejtje serioze për abuzim me paratë e qytetarëve, shkelje të ligjeve e procedurave etj.
- Mungesë e transparencës në ndarjen e subvencioneve (shkelje e procedurave për financimin e 4 OJQ-ve):
– Me vendim të Kuvendit Komunal janë ndarë subvencione në vlerë totale 18,820€ për katër OJQ pa thirrje publike, komuna nuk ka lidhur kontratë apo ndonjë marrëveshje me përfituesit e subvencioneve ku do të cekej mënyra e shfrytëzimit të mjeteve, raportimi dhe monitorimi.
– Ndarja e subvencioneve pa thirrje publike është e papranueshme, po ashtu mos nënshkrimi i marrëveshjeve/kontratave me përfituesit e subvencioneve rrit rrezikun që mjetet buxhetore të ndahen dhe shpenzohen në kundërshtim me objektivat e Komunës, pra janë shpenzuar mjete të qytetarëve deçanas, pa transparencë dhe pa respektuar asnjë procedurë.
- Dëmtim i buxhetit komunal – në vonesat e pagesave të procedurave të përmbarimit:
– 35,328€ i kanë kushtuar buxhetit të komunës vetëm shpenzimet e procedurave gjyqësore të përmbarimit, si pasoj e vonesave në kryerjen e pagesave mbrenda afatit ligjor, nga kjo shihet se Komuna e Deçanit vuan nga keqplanifikimi në kryerjen e obligimeve financiare, prandaj vetëm në vitin 2020 komuna ka paguj rreth gjysmë milioni € borxhe të vjetëruara, nese do të kishte mirëmenaxhim të buxhetit këto para do të shkonin në ndonjë projekt tjetër, në të mirën e qytetarëve të Deçanit.
- Pagesa për punët e kryera pa kontratë:
– Sipas raportit të Auditimit, janë të paktën dy raste kur komuna ka realizuar pagesa pa kontratë, për disa renovime në një shkollë, faturat pagesave në fjalë nuk përmbanin sasinë dhe çmimet e shërbimeve të kryera por vetëm vlerën totale, prej 13.445€, kryerja e shërbimeve dhe punëve pa kontratë rrit rrezikun që cilësia dhe çmimi i shërbimeve të mos jenë komfor kushteve të tregut dhe njëherësh mund të ndikojë në dëmtim të buxhetit, sipas rregullave asnjë pagesë nuk bën të kryhet pa kontratë valide.
- Më shumë se 50% e rekomandimeve të pa zbatuara:
– Raporti i auditimit i vitit 2019 të Komunës së Deçanit ka rezultuar në 14 rekomandime por Komuna e Deçanit nuk ka zbatuar fare 7 prej tyre, 50% e rekomandimeve janë ripërsëritur edhe për vitin 2020, të cilat gjithsejt janë 13 rekomandime për të cilat do të kërkojmë dhe do ta monitorojmë zbatimin e tyre në praktikë.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=163299139386043&set=a.151212383928052