Nesër (e premte), më datë 11 qershor, 2021, në orën 11:00, Departamenti për Politikë të Jashtme i LDK-së, organizon tryezë diskutimi me temën “Fuqizimi i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës”, me z. David Philips.
David Philips është drejtor në Institutin për të Drejta të Njeriut dhe Paqe, në Universitetin Columbia të Neë Yorkut. z. Philips ka mbajtur pozita të ndryshme si profesor në universitete të ndryshme, si këshilltar për politikë të jashtme në Sekretariatin e Kombeve të bashkuara etj. z. Philips është autor i publikimeve të ndryshme dhe artikujve në mediat botërore duke përfshirë edhe librin për Kosovën “Çlirimi i Kosovës”.
Ai është njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë dhe regjion dhe i politikës së jashme globale.
Tryeza organizohet në Hotel Sirius, Salla Kasiopeja, thuhet në njoftimin e Zyrës për Medie të LDK-së, përcjellë Botapress.