Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë, kanë bërë të ditur se në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë me shtatë kandidatë, duke publikuar edhe listën për deputet.
Nga kjo degë kanë njoftuar se listës i prin kryetari i saj Ekrem Hyseni, ndërsa tha se ajo do të përfaqësohet nga “njerëz të dëshmuar dhe me bagazh politik”.
Sipas njoftimit në këtë listë, duke përfshirë Hysenin, do të graojnë edhe Afrim Tahiri, Fatlume Jaha, Arjeta Salihu-Abazi, Mustafë Abazi, Valon Demolli dhe Qendrim Softolli
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë pas një diskutimi me unanimitet të plotë u propozua dhe u votua lista e kandidatëve për deputetë nga dega jonë.
Dega e LDK – Podujevë në listën e përgjithshme të LDK-së do të përfaqësohet me shtatë kandidatë për deputet të cilës i prinë kryetari i degës, dr. Ekrem Hyseni.
Lista e degës së LDK-së në Podujevë do të përfaqësohet nga njerëz të dëshmuar dhe me bagazh politik, profesional dhe kombëtar. Po ashtu edhe llojllojshmëri të profileve, duke respektuar edhe përfaqësimin gjinor.
Kandidatët janë: Dr. Ekrem Hyseni, kryetar i Degës së LDK – së në Podujevë dhe anëtar i Kryesisë Qendrore, Dr. Afrim Tahiri, mjek i shquar dhe veprimtar i LDK-së, Fatlume Jaha, kryetare e Forumit të Gruas LDK – Podujevë, Arjeta Salihu – Abazi, asambleiste dhe anëtare e Kryesisë LDK – Podujevë, Mustafë Abazi, afarist dhe veprimtar i LDK -së në Mërgatë, Valon Demolli, shef i Grupit të Këshilltarëve të LDK – Podujevë dhe anëtar i kryesisë dhe Qendrim Softolli, asambleist dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së në Podujevë.
Kjo pa dyshim që është listë fituese dhe bashkë me mbështetjen e strukturave dhe elekoratit rugovistë llapjanë do jetë listë e rikthimit të LDK-së në Podujevë!