[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

LDK: Kështu financohemi dhe kështu i shpenzojmë paratë ne (Dokument)



Botapress, 27 Janar
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur t’i bëj publike financuesit e partisë. Kjo parti që drejtohet nga kryeministri, Isa Mustafa në një njoftim për media ka treguar burimin e financimit. Publikimi i tyre është bërë në uebfaqen e partisë.

“Pas kërkesës së mëhershme të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafës, në linkun më poshtë mund të gjeni raportet financiare të LDK-së”, thuhet në njoftimin për media të LDK.

Kjo parti, siç ka bërë me dije në njoftim, ka kërkuar nga KQZ-ja që pasqyrat financiare të LDK-së të dorëzuara në KQZ të jenë publike.

“Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka aktivizuar edhe uebfaqen zyrtare ku do të bëhet publik dhe transparent çdo shpenzim dhe çdo pasqyrë financiare”.

Ky është linku ku mund të shihen financuesit e LDK-së:

ldkf1ldkf2ldkf3ldkf4ldkf5ldkf6ldkf7