Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po tregon shenja të organizimit të brendshëm dhe të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.
Në këtë frymë, një takim i rëndësishëm po mbahet sot në Istog. Pjesë e këtij takimi ishin të gjithë kryetarët e degëve të partisë nga të gjitha komunat e Kosovës.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte i pranishëm dhe drejtoi këtë takim, duke përforcuar idenë se partia po konsolidohet për zgjedhjet e ardhshme.
Ndërkohë që nuk janë bërë publike detaje mbi arsyet e sakta të këtij takimi, ky zhvillim shihet si një përpjekje e LDK-së për të unifikuar strukturat dhe për të mobilizuar anëtarësinë në prag të zgjedhjeve të ardhshme.
Takimi në Istog mund të shërbejë si një pikënisje për këtë synim dhe për LDK-në, kjo është një mundësi për të treguar forcën e saj organizative dhe për të rikthyer besimin e elektoratit.
Ky takim, po ashtu është një tregues se LDK-ja nuk është duke qëndruar pasive, por është në lëvizje për të përmirësuar pozicionin e saj politik dhe për të arritur rezultate që do të tejkalojnë pritjet në zgjedhjet e ardhshme lokale.