[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

LDK-ja me një figurë diplomatike për kryetar të Skenderajt!



Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj pritet të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovë dega në Skenderaj, për kryetar të kësaj komune në zgjedhejt e sivjetme lokale.

 

 

Kështu i ka thënë “Gazeta Blic” një burim brenda degës së LDK-së në Skenderaj.

Sipas këtij burimi, zëvendësministri Murtezaj, është personi më unifikues me të cilën do të garonte LDK-ja për të parin e kësaj komune.

35 minuta më parëRama: Beteja për 18 qershorin nuk është shfaqje spektakli
“Në degën e LDK-së në Skenderaj, aktualisht është duke u diskutuar për përzgjedhjen e kandidatit të saj për kryetar të kësaj komune. Deri më tani, në bazë të vlerësimeve dhe sondazheve që janë bërë brenda partisë, zëvendësministri Valon Murteazj del të jetë personi më i duhur për të garuar në zgjedhejt e sivjetme“, tha ky burim.

Ndryshe siç mëson “Gazeta Blic” përmes burimeve të saj në degën e LDK-së në Skenderaj, tash e disa ditë kjo parti ka nisur diskutimet për një koalicion parazgjedhor me subjektet tjera opozitare në këtë komunë, në mënyrë që të hyjnë në garë me një kandidat të përbashkët, kandidat ky që pritet të jetë Murtezaj.

Gjatë ditës së sotme “Gazeta Blic” ka bërë përpjekje dhjetëra herë për të kontaktuar me zëvendësministrin Murtezaj, lidhur me çështjen e kandidimit të tij për kryetar të kësaj komune, por ky i fundit nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe sms-ve të redaksisë.