[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

LDK-ja humbë papritmas votën e njërit prej personave që ngriti këtë parti



Botapress, 7 Shkurt

Ish-nënkryetari i parë i LDK-së Eqrem Kryeziu, sivjet nuk do të vojtojë subjektin e dikurshëm të tij, LDK-në.

Pengesë për të votuar LDK-në, është Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri.

“Kam deklaruar se përderisa në LDK është Isa e Ismeti nuk do të votojë atë parti”, tha Kryeziu për RTV Besa.

Këtë vit, do të mbahen zgjedhjet lokale, ndërkaq që nuk përjashtohen edhe ato nacionale në Kosovë.

Kryeziu, tha se zotimin e dhënë për të mos e votuar LDK-në, nuk do të ndryshojë.

“Nuk kam arsye të ndryshojë atë zotim. As nuk më shkon mendja”, tha Kryeziu.