• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

LDK i reagon VV-së: Mos manipuloni, KOSTT-i është aset shtetëror, rrymën në veri e paguajnë qytetarët e Kosovës!

nga Bota Press
28 Prill, 2021
në Lajme
ShareShareShare

Dy propozim rekomandime sot ka paraqitur Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me pagesën e rrymës për serbët në katër komunat veriore, ne debatin që u zhvillua edhe sot në komision mbi këtë çështje.

Me 6 vota për, Komisioni votoi propozimin e deputetes Mimoza Kusari, ku KOSTT-i detyrohet që për çdo dy muaj t’i raportoj Kuvendit të Kosovës për shpenzimet e rrymës në veri.

E lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta, ndërsa reagimi i fundit vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët thonë se Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në opozitë, e kishte kundërshtuar këtë veprim.

“Propozimi i sotëm i deputetëve të Vetëvendosjes në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti që KOSTT të mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike për konsumatorët në veri të vendit tregon qartë që Qeveria Kurti po ndërmerr të gjitha veprimet që i kishte kundërshtuar në të kaluarën.

Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte parti opozitare, për disa vite rresht e me plot ngulm kishte kundërshtuar një veprim të tillë. Madje, në kohën tonë të përbashkët opozitare, kishim bashkëorganizuar interpelancë ndaj qeverisë së PAN-it; e cila kishte nisur këtë praktikë”, thuhet në komunikatën e tyre për media.

Po ashtu thuhet se pagesa prej 11 milionë eurove do të bëhet nga KOSTT, që sipas tyre KOSTT është aset i qytetarëve të Kosovës e prandaj e njëjta bëhet nga xhepat e qytetarëve të Kosovës.

“Për më tepër, brenda këtyre gjashtë muajve Qeveria Kurti do të obligohet që përmes rishikimit buxhetor të ia kthej këto mjete KOSTT-it. Pra, pavarësisht nëse sot paguan KOSTT e pas gjashtë muajsh paguan Qeveria, paratë dalin nga pasuria e qytetarëve të Kosovës.

Ky vazhdim pagese tregon poashtu se Qeveria nuk ka plan të qartë për dalje nga kjo situatë. Deklarata e shumicës se Qeveria dorëzohet para ligjshmërisë në Veri e frika e kthimit të “policëve në arkivol” është sa skandaloze aq edhe dorëzuese; mbi të gjitha është deklaratë ofenduese për të gjitha forcat në detyrë”, thuhet tutje në komunikatë.

Ndërsa thuhet se LDK-ja do të vëzhgojë nga afër zotimet e deputetëve të Vetëvendosjes se brenda gjashtë muajsh Qeveria Kurti do të shtrijë autoritetin dhe kontrollin në katër komunat veriore duke siguruar që qytetarët atje do të paguajnë faturat e tyre të energjisë.

“LDK poashtu përkujton të gjithë qytetarët e Kosovës se pavarësia energjetike e Kosovës është mbyllur tashmë dhe se qeveria e re duhet me profesionalizëm të mirëmbaj këtë pavarësi”, thuhet në reagimin e tyre. /Botapress/

Tags: KOSTTLDK

Të ngjashme

Kosovë

Viktimizohet Vuçeviq rreth sulmit terrorist në Banjskë: Ne asgjë nuk punojmë pas shpine

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Lajme

“Serbia po ndërton bazë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën”

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Botë

E rrezikshme: Rusia mund të testojë një raketë me energji bërthamore

nga Bota Press
2 Tetor, 2023
Kosovë

Gërvalla për mediumin gjerman: Do të ketë luftë nëse …

nga Bota Press
2 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Viktimizohet Vuçeviq rreth sulmit terrorist në Banjskë: Ne asgjë nuk punojmë pas shpine
  • “Serbia po ndërton bazë ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën”
  • E rrezikshme: Rusia mund të testojë një raketë me energji bërthamore
  • Gërvalla për mediumin gjerman: Do të ketë luftë nëse …
  • The Guardian: Amerikanët të bindur se grupi terrorist është armatosuar dhe kontrolluar nga Beogradi

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.