Botapress, 6 Qershor – Lutfi Haziri, njeriu i dytë i LDK-së ka paralajmëruar se nuk do t’i hyjnë garës për një mandat të tretë për kryetar të Gjilanit. Haziri si kandidat të mundshëm ka propozuar Arbër Ismajlin, nënkryetarin e tij të komunës.
Por, nëse shihen rezultatet katastrofale të Degës së LDK-së në Gjilan në zgjedhjet nacionale më 2019 (LDK mori 12.594 vota apo 27.03% dhe doli e dyta pas VV-s) dhe më 14 shkurt të 2021 (7.611 vota) atëherë lirisht mund të thuhet se LDK e Gjilanit me Arbër Ismajlin me përvojë menaxheriale komunale por pa pikë përvoje të aktivitetit të tij politik me anëtarësinë e LDK-së anembanë komunës, kjo parti e ka të sigurtë humbjen përballë Vetëvendosjes se trefishuar, madje edhe pa balotazh.
Arbër Ismajli mund të jetë mik e bashkëpunëtor i mirë i Lutfi Hazirit por jo kandidat i duhur për Gjilanin. Krejt përvoja e Arbër Ismajlit është paradite në komunë e pasditë në banakun e lokalit të tij në Gjilan. Jemi të sigurt se Arbër Ismajli nuk i njeh mirë as gjithë anëtarët e Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjilan e lerë me strukturat e kësaj partie anembanë Gjilanit.
Prandaj Gjilanin mund ta sfidojë vetëm Lutfi Haziri! Cdo kandidat tjetër është vec një sfidë për humbje të sigurt!
Nesër do të lexoni: Prizreni, një “arrë e fortë” për Abdixhikun dhe LDK-në