Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Fushë Kosovë kanë arritur marrëveshje për balotazhin e 14 nëntorit.
Në njoftimin e degës së AAK-së në Fushë Kosovë bëhet thirrje që vota e të gjithë anëtarëve të kësaj partie në Fushë Kosovë t’i shkojë kandidatit të LDK-së, Burim Berisha.
“Pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe antarësinë e AAK-së në Fushë Kosovë kemi marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Fushë Kosovës të mbështesim kandidatin e LDK-së Burim Berishen.
Vota e çdo antari të AAK-së në Fushë Kosovë, nga sot konfirmon rreshtim të vullnetshëm të elektoratit të saj për mbështetje të plotë të Z. Burim Berisha, i cili me datë 14 Nëntor 2021 përmes verdiktit të popullit do të jetë Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës” thuhet në njoftim./Indeksonline/