[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Lavdi dëshmorit Bajram Gogaj (Foto)



 

Lufta e fundit në Kosovë ka lënë pas shumë pasoja, shumë fëmijë pa prindër e shumë prinder pa fëmijë, shkruan Botapress.info.

Familja e dëshmorit të kombit Bajram Gogaj mbeti e tillë.

Dëshmori Bajram Gogaj nga Deçani i lindur me 15.03.1943 , ka lënë pas vetes tetë fëmijë. Gogaj me dy djëmët e tij , Zenunin dhe Brahimin, në fillimin e vitit 1998 ju bashkuan UÇK-së.

 

Kur forcat serbe e sulmuan Deçanin më 23.05.1998, Bajrami mbeti  në qytet. Ka rënë gjatë betejës me forcat serbe që u zhvillua pranë shtëpisë së tij, më 30.05.1998. Familja kishte dëgjuar se trupi i Bajramit ka mbetur në vendin ku ai u vra. Pas përfundimit të luftës, djali i tij Zenuni i ka gjetur mbetjet mortore të Bajramit, që ishin të mbuluara me dheun e hedhur mbi trupin prapa shtëpisë familjare. Një ditë më vonë, Bajramin e kanë varrosur në varrezat në Deçan.