Njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi, thotë se kryeministri Kurti, mund të tallet me opozitën edhe në aspekt të leximit, përveç deputetit të Lidhjes Demokratike, Kujtim Shala.
Latifi pyet se sa deputetë të opozitës e kanë lexuar “Kamynë”, teksa thotë se përveç Kujtim Shalës, asnjë tjetër.
Teksa thotë se Kurti e ka gjithë komoditetin që të tallet me opozitën, jo vetëm politikisht, por edhe letrarisht e filozofikisht.
Shkrimi i plotë:
Sa deputetë të opozitës e kanë lexu Kamynë dhe novelën e tij të famshme “I huaji”? Dyshoj se përveç Kujtim Shalës që është i fushës ku trajtohet Kamyja, asnjë tjetër. Kështu që kryeministri Kurti e ka gjithë komoditetin që të tallet me opozitën, jo vetëm politikisht, por edhe letrarisht e filozofikisht. Bile sa t’ia dojë kokrra e qejfit.