Filozofi Blerim Latif, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në politikë, ku kryeministri Kurti premtoi padi për gjenocid ndaj Serbisë.
Profesori Latifi tha se frika e tij është se politikanët do të kusuriten me njëri-tjetrin me arsyetimin se dikush e bëri e dikush jo këtë padi ndaj Serbisë.
“Padia për gjenocid do të përdoret për kusuritje politike. Kjo është frika ime. Politikanët do të kusuriten ‘jo ti e ke bë, jo ti s’e ke bë”, është shprehur Latifi.
Tutje, Latifi tha se shteti duhet të konsultohet fillimisht me ekspertë të kësaj çështje para se të bëjë hapin e parë.
Gjithashtu Latifi kujtoi se Kosova nuk mundet vetë që ta bëjë këtë padi, por duhet ta gjejë një formë tjetër./Botapress/