Profesori universitar Blerim Latifi, ka komentuar ngjarjen e fundit në Lupç të Podujevës, ku imami i fshatit u sulmua brutalisht nga tre vëllezër që dyshohet të jenë me bindje radikale fetare.
Latifi ka thënë se kur plas rrahja për mënyrën se si duhet lutur Zotit, është momentin kur hapet dera e një botë të errët.
‘Shpërthen’ Gani Koci: Të mbuloftë turpi Vjosa Osmani, je e pacipë
“Momenti kur kërset grushti e dajaku për mënyrën se si duhet t’i lutemi Zotit, është momenti kur para një shoqërie çelet dera e një bote të errët, të cilën Europa e ka jetu në mesjetë, e vende të Lindjes, si Afganistani, po e jetojnë sot”, ka shkruar Latifi.
Latifi ka thënë se të gjithë ata që heshtin, që i mbyllin sytë e veshët dhe e kthejnë kokën në anën tjetër, në një apo tjetër mënyrë, i ndihmojnë ecjes drejt kësaj bote të errët.
Sipas raportimeve, tre vëllezërit që kanë rrahur imamin, ishin munduar të ndërhyjnë në mënyrën e organizimit të jetës fetare brenda xhamisë të cilën imami e drejton. /Botapress.info/